Sot zhvillohet xhiro e 34-të e Superligës, vëmendja në Gjilan

Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen të gjitha ndeshjet e javën e 34-të.
Vëmendja krysore do të jetë në qytetin e Gjilanit, ku do të zhvillohet derbi i ”Anamoravës” mes Gjilanit dhe Dritës, shkruan IndeksOnline.
Një ndeshje tjetër interesante zhvillohet në qytetin e Suharekës, ku kampioni në fuqi Ballkani do të luaj kundër Llapit.
Malisheva do të luaj në shtëpi ndaj Prishtinës, Ferizaji do të ketë punë me Trepçën ’89, ndërsa Drenica do të përballet me Dukagjinin.
Të gjitha ndeshjet do të nisin nga ora 15:00./IndeksOnline/
