75 Mall Live Search
10:45 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtarizohet sot blerja e parë e Liverpoolit

Liverpooli sot do të zyrtarizojë blerjen e parë të janarit.

Takumi Minamino ka udhëtuar për në Angli ku do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, para se të zyrtarizohet si futbollist i ri i gjigantit anglez.

Ylli i Salzburgut do t’i kushtojë 7.5 milionë funte Liverpoolit.

Nga 1 janari, Minamino do të ketë të drejt aktivizimi për Redsin.

Ndeshja e parë debutuese për të pritet të jetë sfida ndaj Evertonit. /Indeksonline/