75 Mall Live Search
09:23 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sot zyrtarizohet një nga transferet më bombastike ndonjëherë në futboll

Afati kalimtar veror pritet të “nxehet” sot nga një transfer bombastik që do të ndodhë. Joao Felix do të jetë lojtari i pestë më i shtrenjtë ndonjëherë në futboll.

Supertalenti i Benfikës pritet të zyrtarizohet te Atletico Madrid.

Pasi kishte zyrtarizuar largimet e Griezmann, Godin, Lucas, Juanfran e Felipe, skuadra e Diego Simeones do të ndezë “bombën” e parë në transfere duke bërë blerjen më të shtrenjt në histori të klubit.

Felix është vetëm 19 vjeçar, ndërsa llogaritet si një nga talentët më premtues në rruzull./Indeksonline/