Sot mblidhet qeveria në detyrë, s’bëhet e ditur arsyeja
 
				Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen.
Në njoftimin e dërguar nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se takimi do të fillojë në orën 09:00.
Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e qeverisë, teksa akoma nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës.
Kujtojmë se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sërish sot, për të tentuar konstituimin.
Kjo do të jetë tentativa e 23-të me radhë./IndeksOnline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                