Southampton bën blerjën më të shtrenjtë në histori të klubit
Southampton ka thyer rekordin e transferimeve në historinë e klubit, duke transferuar sulmuesin Guido Carrillo për 25 milionë euro.
Carrillo do të mbaj numrin 9 në , ndërsa ka firmosur për tre vite e gjysmë.
Carrillo ka thyer rekordin e mëparashëm të “shenjtorëve” , që më parë mbahej nga Mario Lemina, i cili transferua nga Juventus në Southampton për 22 milionë euro.
Megjithatë, sipas shtypit anglez ky rekord nuk do të zgjasë shumë sepse në ditët e fundit të kësaj merkatoje, Southampton do të paguajë 35 milionë euro te Spartak Moskë për të marrë Quincy Promes. /IndeksOnline/