75 Mall Live Search
18:21 / E Martë, 25 Korrik 2023 / MSH

Southamptoni refuzon ofertën e parë nga Liverpooli për Lavian

Southamptoni ka refuzuar ofertën e parë për Romeo Lavian nga Liverpooli, e cila ishte 37 milionë funte.

Të kuqtë shpresojnë që ta nënshkruajnë belgun në mënyrë që ta përforcojnë mesfushën, por The Athletic raporton se Southamptoni e ka hedhur poshtë ofertën e parë.

Lavia dëshiron që të kaloj në “Anfield”, pasi paga e tij nuk do të ishte problem.

Liverpooli është paralajmëruar se për belgun duhet të ofrojë afër 50 milionë euro në mënyrë që ta bind Southamptonin.

Trajneri Jurgen Klopp synon ta përforcojë mesfushën, pas largimeve të Naby Keita, James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Arthur Melo, me Fabinhon dhe Jordan Hendersonin që mund të lëvizin në Arabinë Saudite.

Chelsea dhe Arsenali gjithashtu janë duke u interesuar për belgun, pas paraqitjeve të mira gjatë sezonit të shkuar në Premier League.