75 Mall Live Search
23:11 / E Premte, 22 Mars 2024 / Gj. Sh

Southgate konfirmon mungesën e Kane ndaj Brazilit

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane nuk do të luaj nesër kundër kombëtares së Brazilit, si pasoj e lëndimit.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, shkruan IndeksOnline.

“Harry do të humbasë ndeshjen e nesërme dhe ai është gjithashtu një dyshim i madh për ndeshjen e ardhshme”, deklaroi Southgate në konferencë për media.

Kane pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës duke luajtur për Bayern Munich në fitoren e tyre 5-2 ndaj Darmstadt fundjavën e kaluar.

Sulmuesi anglez mund të humbas edhe ndeshjen ndaj Belgjikës, e cila zhvillohet më 26 mars./IndeksOnline/