Southgate: Pësuam tri gola ndaj Kosovës, nuk u këndella për një muaj
Anglia sot do të përballet me të dytin e grupit A, Çekinë si mysafir, ndërsa fitorja e Anglisë do t’i kryente punë Kosovës.
Para ndeshjes, trajneri i “Tre luanëve”, Gareth Southgate foli edhe për fitoren 5:3 ndaj Kosovës duke treguar se nuk i përjetoi mirë golat e pranuar, transmeton Indeksonline.
“Ne kemi pritje të mëdha nga vetja, dhe nuk presim bëjmë xhiro nderi për t’u kualifikuar”, ka deklaruar Southgate.
“Por në mënyrë të barabartë, është një hap në rrugë dhe është diçka që duhet të ta shijosh. Pra, ne duhet ta bëjmë atë më parë”.“Gjithmonë duhet të shijosh fitoren. Një nga vështirësitë e punës është që ne po flasim për ndeshjen kundër Kosovës, dhe ne nuk ishim të lumtur. Kështu, fituam 5:3, dhe kam qenë në humor të keq për një muaj” – tha ai./Indeksonline/