75 Mall Live Search
17:06 / E Enjte, 17 Mars 2022 / LB

Southgate publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret e marsit, mungojnë Sancho dhe Rashford

Marcus Rashford nuk është ftuar nga trajneri Garreth Southgate në grumbullimin e Kombëtares së Anglisë për ndeshjet miqësore gjatë muajit mars, për shkak të formës së tij të dobët me Manchester United.

Po ashtu, bashkëlojtari i tij në “Old Trafford” Jadon Sancho nuk ka pranuar ftesë për grumbullim, pavarësisht formës së mirë që po kalon së fundmi, por mbrojtësi i Crystal Palace Marc Guehi është ftuar për herë të parë te “Tre Luanët” nga Southgate, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, në grumbullim është rikthyer mbrojtësi i Arsenalit Ben White për herë të parë që nga Evropiani Euro 2020, sidoqoftë mbrojtësi Kyle Walker nuk është pjesë e grupit prej 25 lojtarëve.

Conor Gallagher, i cili është i huazuar nga Chelseat te Crystal Palace, është njëri nga mesfushorët që do ta mbajë vendin e tij, njëjtë sikurse kapiteni i Southamptonit James Ward-Prowse.

“Tre Luanët” do të përballen me Zvicrën më 26 mars dhe Bregun e Fildishtë më 29 mars, ku të dy ndeshjet do të jenë miqësore dhe do të zhvillohen në stadiumin “Wembley”.

Listën e futbollistëve të grumbulluar nga Kombëtarja e Anglisë e gjeni më poshtë.