75 Mall Live Search
10:26 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / L A

Southgate tregon detaje të reja për largimin e tij nga Anglia

Trajneri anglez, Gareth Southgate së fundi është i papunë pas largimit nga “Tre Luanët”.

Southgate, zbuloi se kishte marr vendimin që të largohej nga stoli i Anglisë para se të fillonte “Euro 2024”, ku i cili dërgoi Anglinë në finale.

54-vjeçari, ka qenë i ftuar në Desert Island Discs të BBC Radio 4 , dhe ka folur për largimin e tij emocional, ku tregoi dhe këngët që të cilat dëgjonte.

Ai zgjodhi këngën Someone Like You të Adelës si një nga tetë këngët që do të merrte me vete nëse do të hidhej në një ishull të shkretë dhe shpjegoi se e kishte përsëritur hitin gjatë turneut në Gjermani, sepse ‘e dija që do të largohesha’.

Southgate zgjodhi gjithashtu Shape of You nga Ed Sheeran, me Stormzy, dhe The Whole of the Moon nga The Ëaterboys si pjesë e koleksionit të tij me tetë këngë.

Southgate, ka qenë pjesë e kombëtares angleze që nga viti 2016, ku zëvëndësoi Sam Allardyce pas skandaleve të tij në atë kohë.

Ai arriti të çonte Anglinë në gjysmëfinale të Botërorit 2018, dhe po ashtu ka çuar Anglinë edhe dy finale të Evropianit, në vitin 2021 dhe 2024./IndeksOnline/