Southgate tregon pse nuk i ftoi Rashfordin dhe Hendersonin për EURO 2024

Gareth Southgate thotë se Marcus Rashford është përjashtuar nga skuadra e Anglisë për Euro 2024 me arsyen se ‘’lojtarët e tjerë kishin sezone më të mira se ai’’.
Sulmuesi i Manchester United, i cili ka shënuar tetë gola në 42 ndeshje për klubin e tij këtë sezon, ishte një nga dy mungesat kryesore nga skuadra me 33 lojtarë të anglezëve që po përgatiten për Gjermaninë këtë verë.
“Këto janë sigurisht thirrje të vështira, ju po flisni për lojtarë shumë të mirë që kanë qenë të rëndësishëm në atë që ne kemi bërë gjatë disa viteve. Në lidhje me Marcus, thjesht ndjej se lojtarët e tjerë në atë zonë të fushës kishin sezone më të mira. Është kaq e thjeshtë.” Tha Southgate në një konferencë për shtyp.
Përveç, 26 vjeçarit, i ftuar për në Gjermani nga skuadra e Anglisë nuk ishte edhe Henderson.
“Hendo i ka dhënë vetes çdo mundësi. Faktori përcaktues është lëndimi që mori në kampin e fundit, ai ka humbur pesë javë dhe thjesht nuk ka qenë në gjendje të arrijë intensitetin e lojës që atëherë. Ai është një profesionist fantastik, ishte një thirrje e vështirë për t’u bërë pasi ai ka qenë kaq i rëndësishëm dhe mbështetës në kohën time.’’ Deklaroj trajneri i Anglisë për mesfushorin që luajti në Liverpool. /IndeksOnline/