18:01 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

S&P Global Ratings: Ekonomia e Malit të Zi do të bie 7.8 për qind

Agjencia amerikane e vlerësimit S&P Global Ratings parashikon që ekonomia e Malit të Zi do të bie me 7.8 për qind këtë vit, pasi kërkesa e brendshme dhe e huaj do të dobësohen për shkak të pandemisë me koronavirus.

Banka Botërore pret një rënie prej 5,6 deri në 9 për qind, ndërsa FMN 9 për qind, raportojnë mediat e Malit të Zi.

S&P Global Ratings pret që, si në shumicën e vendeve të tjera, pandemia të ketë efekte negative të dukshme në ekonominë e Malit të Zi.