75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 22 Janar 2024 / k.v

Spahija për gjendjen e 23 vjeçares që u godit nga rrëzimi i kulmit: Gjendja e saj është relativisht stabile

Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahija, ka thënë se gjendja e 23 vjeçares që ka pësuar lëndime nga rrëzimi i kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, është stabile.

E njëjta po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intenziv Qendror (MIQ) që nga e enjtja dhe se gjendja e saj është duke u përmirësuar.

“Gjendja e saj është relativisht stabile. Është duke u përcjellë ende me barna të gjumit deri sa të vendos neurokirurgu”, u shpreh shkurt Spahija./IndeksOnline/