18:54 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Spahiu: Anëtarësia nën krah të Kurtit, strukturat janë kundër tij

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se zhvillimet e fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë të befasishme.

“Nuk është e papritshme pasi Vetëvendosje nuk ka pikë nga qielli. Nuk ka qenë e befasishme sepse konstrukti ynë mendor i shoqërisë nuk lejon shumë demokraci”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

“Ne nuk jemi njerëz shumë mirënjohës, harrojmë shpejt kontributin e tjerëve dhe të prirë për të marrë meritat vet. Kjo që ka ndodh është sepse Albin Kurti ka vendos të mos jetë lider i përjetshëm i Vetëvendosjes”, është shprehur ai.

Spahiu më tej ka thënë se strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje janë kundër Albin Kurtit që të vjen në pozicionin e kryetarit të partisë.

“Anëtarësia e Vetëvendosje është nën krah të Albin Kurtit dhe që strukturat e Vetëvendosjes janë kundër tij”, ka pohuar ai.

“Mendoj që shumica e strukturave të Vetëvendosjes janë kundër Albinit”, ka deklaruar ai në Info Magazine.

Ai ka thënë se arsye pse mendon që strukturat e partisë janë kundër Kurtit është shkaku që ai është një një autoritet moral.