09:51 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / A. M.

Spahiu: Gjykata e Hagës e hoqi nga aktakuza pjesën për “sulme ndaj komunitetit katolik”

Analisti, Nexhmedin Spahiu, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Gjykata e Hagës, ka heur nga aktakuza pjesën ku thuhet “sulme ndaj komunitetit katolik”.

Sipas Spahiut, kjo u bë e mundur vetëm pasi ai vetë i shkroi Gjykatës së Hagës, përkundër se për këtë ai nuk merrë rrogë nga shteti i Kosovës, ndërsa ata që paguhen nuk e bën një gjë të tillë.

Postimi i plotë:

U desht që unë t’i shkruaja Gjykatës Speciale në Hagë që të hiqej pjesa nga aktakuza  për “sulme ndaj komunitetit katolik”. Unë nuk marr asnjë rrogë nga shteti i Kosovës, ndërsa nuk reaguan ata që marrin rrogë nga shteti për të mbrojtur interesin kombëtar të Kosovës  (Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Anton Çuni etj).  Apo  ndoshta duhet edhe këta me i dërgu në Hagë për me u tregu patriota sikur këta që tash janë në Hagë e që tek në Hagë po u bie ndërmendë me u tregu patriota.