19:47 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Spahiu: Kritikat ndaj Kurtit ngjanin sikur të ishin shkruar nga e njëjta dorë

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se me votimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e Albin Kurtit si kryeministër ka ndodhur ajo që ka qenë e pritshme.

Ai në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se kritikat që janë bërë sot ndaj Kurtit në Kuvend, ngjanin sikur të ishin shkruar nga një dorë.

“Ka ndodhur ajo që ka qenë e pritshme. Kritikat ndaj Kurtit më ngjanin sikur të kopjuara me njëra-tjetrën dhe ngjanin sikur janë shkruar nga një dorë”.

“Programin e Kurtit e dëgjova dhe ishte i punuar mirë. Ajo që ka thënë në program – nëse realizohet ne pjesën më të madhe – nënkupton edhe zgjidhje për pjesën e veriut”.

“Nëse nuk e ka përmend në mënyrë eksplicite veriun e Mitrovicës, mendoj që në atë fjalim është përfshirë edhe kjo dhe aty nuk pasur asgjë të keqe”.

“E vetmja gjë e keqe dhe që nuk e kam pritur, është një Qeveri e madhe me 33 zëvendësministra të cilët nuk i duhen asnjë”.