75 Mall Live Search
09:57 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

S’pajtohen për një lojë, rrihen mes vete shtatë meshkuj në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në rrugën “Tirana” në Prizren ka ndodhur një rrahje mes shtatë personave, të cilët pastaj janë arrestuar.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një loje janë rrahur mes veti shtatë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Indeksonline/