SPAK kërkon 2,5 milionë euro shtesë nga buxheti i shtetit

Për të shtuar numrin e magjistratëve dhe hetuesve, mirëmbajtur sistemet elektronike apo godinën Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkon 249.5 milionë lekë apo rreth 2,5 milionë euro shtesë nga arka e shtetit, shkruan A2 CNN.
Në shkresën drejtuar Ministrisë së financave, SPAK argumenton se një pjesë e parave nevojiten për vënien në funksion të plotë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Janë 28 milionë lekë që sipas vlerësimeve të SPAK duhen kryesisht për infrastrukturën digjitale dhe fizike të Prokurorisë së Posaçme.

Këtë vit, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion pati në dispozicion gati 2.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit nga rreth 1,9 miliardë vitin e shkuar. Ndërkohë numri i punonjësve ka arritur në 322 nga 271 në vitin 2024./Indeksonline/