SPAK-u kontroll në shtëpinë e Erion Veliajt

Prokuroria e Posaçme po kryen kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Agjentët e BKH-së ndodhen në banesën ku jeton kryebashkiaku, por ende nuk dihen detajet.
Kontrolli po kryhet bazuar në një vendim gjykate, raporton A2CNN-i.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije kontrolli është për llogari të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut./Indeksonline/