75 Mall Live Search
10:43 / E Martë, 18 Shkurt 2025 / Z S

“SPAK-u nuk është imi”, Rama: Paraburgimi nuk mund të bëhet një normë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar sërish çështjen e SPAK-ut.

Në rrjetet e tij sociale, ai ka vlerësuar se SPAK-u nuk është i kapur prej qeverisë.

Ai më tej u shpreh se kjo instancë është e Kushtetutës dhe e reformës në drejtësi, raporton A2CNN-i.

“SPAK-u nuk është imi, por i Kushtetutës dhe reformës në drejtësi. Tani edhe SHBA-ja është tërhequr nga kjo punë dhe nëse SPAK-u do ta kishte sjell Amerika do ta kishte marrë me vete. SPAK-u është këtu dhe ka një garanci. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK-ut në kuadër të kësaj lufte nga këneta me në krye bufin plak është Partia Socialiste dhe unë në krye të saj. Reformën në drejtësi e kam bërë unë dhe Partia Socialiste”.

Sipas tij, paraburgimi nuk mund të bëhet normë për ta futur dikë pa prova.

”Nuk do ta pranojmë një sistem drejtësie, joprofesional dhe në shkelje të të drejtave dhe lirive dhe të drejtave që bëjnë diferencën nga një drejtësi në diktaturë dhe një drejtësi në demokraci. Paraburgimi nuk mund të bëhet një normë për të kyçur brenda pa prova këdo qoftë”, është shprehur Rama./Indeksonline/