SPAK-u përfundoi hetimet për Ilir Metën dhe Kryemadhin, vjen reagimi nga Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pasi SPAK-u ka përfunduar sot hetimet për të dhe Monika Kryemadhin, raporton A2 CNN-i.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se e përshëndet përfundimin e asaj që ai e cilëson si farsë hetimore të tejzgjatur nga SPAK-u për shkak të zgjedhjeve.
Meta vijon më tej duke thënë se pret me padurim nisjen e gjykimit të këtij procesi, që sipas tij, ka si objektiv kryesor heqjen e vëmendjes nga krimet zgjedhore.
Megjithatë ai shton se procesi gjyqësor ndaj tij, i cili do të jetë publik, do të faktojë botërisht se SPAK-u dhe drejtësia e re janë në duart e Edi Ramës dhe përdoren për të goditur opozitën.
Kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në SHBA, si edhe për shpenzime financiare të padeklaruara prej tyre./Indeksonline/