Spalleti kërkon sqarim nga Icardi për të ardhmen
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka kërkuar që sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, të tregoj planet e tij.
Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2021, por duket se kapiteni nuk është i interesuar të zgjasë kontratën duke parë interesimin e Barcelonës, Real Madridit dhe Manchester United.
Gruaja dhe agjentja e Icardit, Wanda Nara ditë më parë ka deklaruar që Icardi do të vazhdojë kontratën me nerroazzurët por nuk ende nuk ka ndodhur.
Sulmuesi i Interit nuk po kalon formë të mirë, duke regjistruar serinë më të gjatë pa gol prej 6 ndeshjeve.
/Indeksonline/