Spalleti largohet në fund të sezonit nga Interi, vjen Conte
7 ndeshjet e mbetura në këtë sezon do të jenë 7 sfidat e fundit për Luciano Spallettin në stolin e Interit. As kualifikimi në Champions League nuk do të mjaftojë që ish trajneri i Romës të konfirmohet në stolin zikaltër edhe për sezonin e ardhshëm edhe pse është nën kontratë deri në verën e vitit 2021.
Giuseppe Marotta dhe presidenti Steven Zhang e kanë zgjedhur tashmë pasuesin e Spallettit dhe ai do të jetë ish-juventini Antonio Conte i cili ka fituar balotazhin me Jose Mourinhon të paktën duke iu referuar atyre çfarë shkruajnë mediat italiane.
Marotta e ka bindur Conten që pëlqehet edhe Milani me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon aq sa ky i fundit përfitonte edhe te Chelsea.
Megjithatë shkarkimi i parakohshëm Spallettit dhe stafit të tij do ti kushtojë jo pak Interit por plot 25 milionë euro, pasi trajneri 60-vjeçar ka edhe dy vite kontratë me një pagë prej 4,5 milionë eurosh në sezon që përfshirë edhe taksat shkon në 18 milionë euro për 2 vite, pa harruar këtu edhe pagat e pjesëtarëve të tjerë të stafit teknik që me gjithë taksa kapin shifrën e 7 milionë eurove.
Por këto shifra nuk e trembin presidentin e Interin, Steven Zhang i cili shpreson se Conten në stol, zikaltrit do të jenë të aftë të rivalizojnë Juven në garën për titull dhe do të rikthehen te fitimi i trofeve. Me Conten mund të ndryshojë edhe e ardhmja e Icardit i cili edhe pse kërkohet nga Atletico Madrid mund të vendosë të qëndrojë pasi ish-trajneri i kombëtares italiane do të jetë i prirur fillimisht të rinovojë repartin e mesit të fushës. /Indeksonline/