75 Mall Live Search
10:50 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / SH

Spalleti për Zhegrovën: Mund të luajë në 15 metrat e fundit, veç 15 minuta!

Luciano Spalleti është pyetur nga mediat italiane për situatën e Zhegrovës pas humbjes me Napolin.

Trajneri i Juventusit ka thënë se Zhegrova aktualisht mund të luajë vetëm në 15 minutat e fundit.

“Aktualisht Zhegrova është një lojtar që mund të luajë 15 minutat e fundit dhe 15 metrat e fundit. Ai ka pasur probleme fizike gjatë javës. Ai ka pasur probleme serioze fizike dhe ka vështirësi në stërvitje në nivele të larta dhe intensive gjatë javës; shpesh detyrohemi ta lëmë jashtë loje”, ka deklaruar Spalleti./Indeksonline/