75 Mall Live Search
18:46 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Spalletti ka lidhje të forta te Inter, nuk shkarkohet në asnjë rast

Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marota ka mohuar raportimet që puna e Luciano Spallettit varet nga rezultati i ndeshjes me Paraman. Nerroazzurët në fundjavë u shokuan nga Bologna pas disfatës 1-0 në shtëpi por kjo nuk e shtyri skuadrën italiane ta shkarkonte Spallettin.

“Natyrisht se kishte diskutime pas ndeshjes, që është normale edhe nëse fitohet apo humbet. Nuk është absolutisht e vertetë që rezultati ndaj Parmës vendos të ardhmen e trajnerit tonë” theksoi Marota.

Inter ende nuk ka regjistruar fitore në vitin 2019 në Serie A, nga 3 ndeshje ka 2 humbje dhe 1 barazim. /Indeksonline/