Spalletti ka nisur të “dorëzohet”, ka disa fjalë të mëdha për Zhegrovën: E konfirmoi cilësinë e tij të jashtëzakonshme…!
Skuadra e Juventusit mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Udineses, në Kupën e Italisë.
Edon Zhegrova luajti vetëm 13 minuta dhe në këtë pak kohë – ai bëri një superparaqitje, shkruan Indeksonline
Trajneri italian, Luciano Spalletti pas ndeshjes thuri lavde për paraqitjen e yllit të Kosovës.
Edon Zhegrova pic.twitter.com/SJDyKxssLy
— 🥀 (@Otavioprop) December 2, 2025
“Jam shumë i kënaqur me 10 minutat e Edonit, sepse ai vjen nga një periudhë e gjatë pasiviteti.
“Isha i kënaqur me dy vrapimet që bëri, ndoshta duhet të kishte luajtur më shumë, por kjo konfirmoi cilësinë e tij të shkëlqyer.
“Ai është një zjarr i gjallë, i aftë të të frikësojë në çdo moment, i aftë të shpërthejë në çdo moment. Ai e sheh mundësinë për të pasuar aty ku të tjerët shohin një mur”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes.
Ndeshja e ardhshme e “Zonjës së vjetër” është ndaj Napolit në Serie-n A, në stadiumin “Diego Armando Maradona”./Indeksonline/

