75 Mall Live Search
13:02 / E Shtunë, 31 Janar 2026 / Gj Sh

Spalletti komenton përballjen e Juventusit ndaj Galatasarayt në Champions

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka kometuar përballjen me Galatasarayn në Champions League.

Tekniku italian tha se do të jetë një përballje e vështirë enë veçanti ndeshja e parë e cila zhvillohet në Stamboll, shkruan IndeksOnline.

“Atmosfera në Stamboll do të jetë shumë e nxehtë dhe ekziston rreziku që të humbasim nga sytë atë që është më e rëndësishme. Do të përballemi me Galatasarayn të bindur se kemi një shans për të luajtur siç duhet. Ata janë një ekip me cilësi të konsiderueshme dhe lojtarë që unë i njoh mirë.”, ka deklaruar Spalletti.

Ndeshja e parë mes Galatasarayt dhe Juventusit zhvillohet me 17 shkurt, derisa ajo e kthimit, me 25 shkurt./IndeksOnline/