75 Mall Live Search
15:55 / E Diele, 08 Qershor 2025 / Gj. Sh

Spalletti konfirmon shkarkimin nga kombëtarja e Italisë, braktis konferencën

Luciano Spalleti e ka konfirmuar shkarkimin e tij nga posti i trajnerit të kombëtares së Italisë.

Ai njoftoi se Federata Italiane e Futbollit (FIGC) e ka shkarkuar atë nga pozicioni i trajnerit të Italisë, vetëm dy ditë pas humbjes së rëndë ndaj Norvegjisë me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Spalletti këtë e bëri të ditur gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Moldavisë, e cila do të jetë e fundit në stolin e azureve.

“Kam folur mbrëmë me presidentin dhe ai më tha se do të lehtësohem si trajner i kombëtares. Nuk kisha ndërmend të jepja dorëheqjen. Do të kisha preferuar të qëndroja dhe të bëja punën time, veçanërisht kur gjërat nuk po shkojnë mirë.

Është një shkarkim. Unë gjithmonë e kam interpretuar këtë pozicion si një shërbim ndaj vendit dhe dua të lehtësoj të ardhmen e kombëtares. Mendoj se është e drejtë të kërkoj më të mirën dhe kjo është arsyeja pse do të ndërpres kontratën time për të mos vënë pengesa në rrugë”, deklaroi Spalletti dhe u largua i nervozuar nga konferenca./IndeksOnline/