Spalletti publikon listën finale të Italisë për EURO 2024, largon katër emra të njohur

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka publikuar listën finale për Kampionatin Evropian.
Ai ka larguar nga lista fillestare katër emrat të njohur, Francesco Acerbi, Riccardo Orsolini, Ivan Provedel dhe Samuele Ricci, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë që Spalletti ka befasuar të gjithë, kur nuk e ka ftuar sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile.
Italia si kampion në fuqi, synon ta mbroj titullin, ku gjendet në grupin B me Kroacinë, Spanjën dhe Shqipërinë.
Ndeshjen e parë, ”Azurrët” e luajnë kundër kombëtares shqiptare, me 15 qershor./IndeksOnline/