75 Mall Live Search
08:30 / E Hënë, 02 Mars 2026 / G T

Spalletti thur lavdata për Edon Zhegrovën: Bëri diçka speciale!

Skuadra e Juventusit mbrëmë arriti një barazim spektakolar ndaj Romës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie-n A.

Edon Zhegrova bëri një impakt të jashtëzakonshëm, pasi luajti rol të madh në barazimin 3:3, shkruan Indeksonline

Këtë e konfirmoi edhe trajneri, Luciano Spalletti.

Trajneri italian tha se Edoni bëri një ndeshje speciale.

“Edon Zhegrova ishte special sonte, bëri diçka të bukur”, u shpreh Spalletti

Kujtojmë se dy golat e fundit në këtë ndeshje u shënuan nga aksionet e filluara nga Zhegrova./Indeksonline/