Spanja befason me listën, ftohet fëmiu i Barcelonës dhe është i papritur zëvëndësuesi i Ramos

Luis Enrique e ka publikuar listën e të ftuarve për dy ndeshjet e radhës. Në listë ka hyrë edhe Gavi i Barcelonës.
Madje djaloshit të ri i është rezervuar numri 9.
Vendin dhe numrin e Ramos do ta ketë Pedro Porro.
Në listë është edhe emri i Sergi Robertos të Barcelonës si dhe befasisht shihet emri i Brais Mendez të Celta Vigos.
Spanja do të udhëtojë nesër në Milani ku do të luaj gjysëmfinalet e Ligës së Kombeve./Indeksonline/