Spanja bën detyrën ndaj Qipros

Spanja ka shënuar fitoren e radhës në kualifikueset e Kampionatit Evropian.
Kombëtarja spanjolle mposhti në udhëtim Qipron, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Lamine Yamal hapi serinë e golave qysh në minutën e 5-të.
Mikel Oyazabal dyfishoi rezultatin e Spanjës në minutën e 22-të, ndërsa Josleu shënoi golin e tretë vetëm pas gjashtë minutave.
Golin e nderit për Qipron e realizoi Kostas Pileas në minutën e 75-të.
Edhe pse e ka siguruar kualifikimin në Evropian gjatë muajit tetor, Spanja regjistori fitoren e gjashtë në këto kualifikuese, ku renditet e para në Grupin A, me 18 pikë, dy më shumë se Skocia, e cila gjithashtu ka siguruar biletën për Gjermnai.
Në anën tjetër, Qipro është e fundit në grup, me shtatë humbje në po aq ndeshje./IndeksOnline/