Spanja dërgon nesër armët e para për të ndihmuar Ukrainën

Spanja do të dërgojë 1370 granatahedhës antitank në Ukrainë të premten si pjesë e dërgesës së saj të parë të armëve sulmuese për të ndihmuar kundër pushtimit rus.
Ngarkesa do të përfshijë gjithashtu mitralozë të lehtë dhe 700,000 fishekë pushkë dhe municione automatike, tha Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës Margarita Robles, transmeton IndeksOnline.
“E gjithë kjo do të shkojë me avionë të forcave ajrore spanjolle në një vendndodhje në Poloni afër kufirit, ku zyrtarët ukrainas do ta marrin atë,” tha Robles në një intervistë natën vonë në kanalin televiziv spanjoll Antena 3.
Robles tha se armët “janë shumë të rëndësishme sepse materiali lejon një mbrojtje shumë të individualizuar, madje edhe nga njerëz që nuk kanë shumë përvojë në përdorimin e armëve”./IndeksOnline/