75 Mall Live Search
22:34 / E Diele, 18 Shtator 2022 / Gj. Sh

Spanja dhuron spektakel në finale, shpallet kampione e “EuroBasket 2022”

Përfaqësuesja e Spanjës në Basketboll ka dhuruar spektakel në finalen e “EuroBasket 2022”, duke u shpallur kampion.

Spanja në finale mposhti Francën me rezultat 88-76, shkruan IndeksOnline.

Spanja ishte dominuese qysh nga fillimi i takimit, ku pjesën e parë e mbylli me epërsi prej 10 pikësh, rezultati ishte 47-37.

Në pjesën e dytë, Franca u përpjek të rikthej rezultatin por spanjollët ishin ata që dhuruan vazhdimisht spektakel, dhe e mbrojtën shumë mirë rezultatin.

Basketbollisti me më së shumti pikë në ketë përballje ishte Juan Hernangomez i Spanjës, i cili shënoi 27 pikë, i ndjekur nga dyshja franceze, Evan Fournier me 23 pikë dhe Thomas Heurtel me 16 pikë.

Kujtojmë që në ndeshjen për vendin e 3-të, Gjermania mposhti Poloninë me rezultat 82-69./IndeksOnline/