75 Mall Live Search
16:22 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / Z S

Spanja do të kryejë kontrolle në Gjibraltar sipas marrëveshjes së Brexit

Udhëtarët britanikë në Gjibraltar do të duhet t’ua tregojnë pasaportat e tyre rojeve kufitare spanjolle, sipas një marrëveshjeje me BE-në për të hequr kontrollet në kufirin tokësor me Spanjën.

Detajet e një sistemi të ri kontrollesh të dyfishta në aeroportin dhe portin e Gjibraltarit janë konfirmuar në një draft traktat të publikuar të enjten, shkruan BBC.

Marrëveshja është hartuar për t’i sjellë siguri territorit britanik të huaj gati një dekadë pasi votimi i Brexit e vuri në dyshim statusin e tij.

Presioni për të arritur një marrëveshje ishte rritur përpara zbatimit të plotë të kontrolleve të reja për pasagjerët që hyjnë në zonën Shengen pa pasaporta në prill./Indeksonline/