Spanja do të suspendoj autonominë nëse liderët katalanas nuk tërhiqen nga pavarësia
Spanja do të kërkojë të pezullojë autonominë e Katalonjës nëse udhëheqësi i rajonit nuk heq dorë nga përpjekjet për pavarësi, tha të mërkurën zëvendëskryeministrja e vendit.
Nëse udhëheqësi separatist Carles Puigdemont, nuk siguron një përgjigje të kënaqshme deri në ora 08:00 të enjten, ai do të provokojë zbatimin e nenit 155 të kushtetutës, ka thënë Soraya Saenz de Santamaria.
Kjo dispozitë e kushtetutës që nuk është përdorur asnjëherë më parë, do ti hapte rrugë Madridit që të vendos sundim direkt mbi rajonin gjysmë autonom.
Përdorimi i kësaj dispozite mund të ndikojë në përshkallëzim të krizës politike më të rëndë që është përballur Spanja në dekada.
Katalonja ka mbajtur referendumin për pavarësi nga Spanja më 1 tetor.
Lideri katalanas, Puigdemont i hapi rrugë pavarësisë pasi 90 përqind e atyre që morën pjesë në referendum, votuan pro pavarësisë./rel