14:03 / E Diele, 20 Gusht 2023 / Gj. Sh

Spanja e fortë për Anglinë, fiton Kupën e Botës

Spanja është fituese e Kampionatit Botëror të femrave për vitin 2023, i cili u mbajt në Australi dhe Zelandën e Re.

Në ndeshjen finale, e cila u zhvillua në Olympic Stadium” në Sydeney të Australis, kombëtarja spanjolle mposhti para 75.000 tifozëve Anglinë me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Olga Carmona në minutën e 29-të.

Spanja kishte mundësinë ta dyfishonte rezultatin, por sulmuesja Jenifer Hermoso, dështoi nga penalltia në minutën e 70-të.

Ky është trofeu i parë për Spanjën i Kupës së Botës./IndeksOnline/