21:00 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Spanja e fortë për Shqipërinë, i shkakton humbjen e parë Panuccit

Spanja në xhiron e parafundit të kualifikueseve ka siguruar një biletë për në botërorin “Rusia 2018” .

Spanjollët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes kundër Shqipërisë me rezultat 3-0, e cila ishte humbja e parë e Christian Panuccit si trajner i kombëtares shqiptare, i cili deri më tani kishte një fitore dhe një barazim.

Spanjollët kanë përmbyllur pjesën e parë në avantazh prej tre golave kundër kuqezinjve, e cila gjë u duk se do të pësojmë humbje të thellë.

Golin e parë për vendasit e shënoi sulmuesi, Rodrigo në minutën e 16 pas një asistimi nga Isco.

Ky i fundit e realizoi golin e dytë për “Furinë e Kuqe” në minutën e 24-t ndërsa tre minuta më pas Alcantara realizoi të tretin me kokë.

Në pjesën e dytë spanjollët vazhduan të dominojnë, megjithatë aksionet e tyre mbaronin para zonës së rreptësisë së kuqezinjve.

Koke i Spanjës dhe Liridon Latifin patën raste të mira për shënim në pjesën e dytë, e cila ishte më e dobët për dallim prej të parës.

DSeri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, Spanja realizoi një fitore me rezultat të pastër prej 3-0.

Kujtojmë se Shqipëria humbjen më të thellë në karrierë e ka pësuar pikërisht nga “Furiq e Kuqe” në vitin 1990 me rezultat të thellë prej 9-0.

Pas kësaj, Spanja zë pozitën e parë të grupit G me 25 pikë ndërsa Shqipëria gjendet në vendin e tretë me 13 pikë. Italia ka njëzet pikë pas barazimit 1-1 me Maqedoninë.

Vlen të theksohet se se takimin e radhës kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë kundër Italisë ndërsa spanjollët do të ballafaqohen me izraelitët. /Telegrafi/