13:28 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Spanja emëron trajnerin e ri

Pas shkarkimit të Luis Enrique, Spanja ka gati emrin e trajnerit të ri që do ti udhëheq në garat e tjera.

Luis de la Fuente është emri që do ta zëvendësoj Luis Enriquen, transmeton IndeksOnline.

Federata spanjolle ka zgjedhur që vendin t’i lë një trajneri shtëpiak, ai kishte udhëhequr ekipin U19 dhe U21 të Spanjës, ku kishte fituar edhe Kampionatin Evropian me këto grup mosha.

Ai gjithashtu ka punuar me mbi 80% të lojtarëve në skuadrën aktuale të kombëtares. /IndeksOnline/