75 Mall Live Search
22:51 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / Gj Sh

Spanja i nis me fitore kualifikueset e Botërorit, mposht lehtësisht Bullgarinë

Spanja i ka nisur me fitore kualifikueset për Kampionatin Botëror 2026.

Kombëtarja spanjolle, në ndeshjen e parë e mposhti në udhëtim Bullgarinë, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Ishte minuta e pestë kur Mikel Oyarzabal i dha epërsinë ”Stuhisë së kuqe”.

Marc Cucurella dyfishoi rezultatin në minutën e 30-të, derisa Mikel Merino vulosi fitoren, me golin e shënuar në minutën e 38-të.

Në Grupin E, shënoi fitore edhe kombëtarja e turqisë, e cila mposhti Gjeorgjinë, me rezultat 3-2./IndeksOnline/