Spanja ia sheh “hajrin” Rayo Vallecanos, do të ketë 5 klube në Champions sezonin e ardhshëm
La Liga do të përfaqësohet me 5 klube në Champions League sezonin e ardhshëm.
E gjithë kjo erdhi pas suksesit të Rayo Vallecanos, e cila u kualifikua në finalen e Conference League pasi që eliminoi Strasbourgut.
Rayo i shtoi koeficientit të Spanjës një tjetër prej 0.250 me fitoren e mbrëmshme.
Aktualisht nga kjo mund të përfitojë Real Betisi, e cila është e 5-a në renditje të La Ligas./IndeksOnline

