Spanja luan “tenis” me Gjermaninë

Spanja ka mposhtur Gjermaninë me rezultat 6-0 në ndeshjen e javës së gjashtë të Ligës së Kombeve.
Spanjollët i shkaktuan njërën nga humbjet më të thella në histori “Pancerave”, shkruan Indeksonline.
Golat për Spanjën i shënuan Morata (17’), Torres (33’, 55’ dhe 71’), Rodri në minutën e 38-të dhe Oyarzabal në minutën e 89-të.
Me këtë fitore, Spanja e mbyll grupin në vendin e parë me 11 pikë, Gjermania është e dyta me 9 pikë derisa Ukrania dhe Zvicra e kanë edhe një ndeshje për ta luajtur. /IndeksOnline/