75 Mall Live Search
14:14 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / G T

Spanja me skuadrën më të vogël me trup, Shqipëria në mesin e 10-të shteteve në Euro-n 2024

CIES ka publikuar një zbulim të shteteve pjesëmarrëse në Euro-n 2024.

Shqipëria bën pjesë në top-10 shtetet që kanë lojtarë me gjatësi më të vogël të trupit, shkruan Indeksonline

Lojtarët e Sylvinhos kanë një mesatare deri në 183.6 centimetra dhe është e 10-ta në 24 shtetet pjesëmarrëse.

Ekipi kombëtar që ka mesataren më të vogël është ajo e Spanjës, ku pikërisht gjendet në Grupin B, ku është edhe Shqipëria, Italia dhe Kroacia.

Kombëtarja që ka mesataren më të madhe të lojtarëve me gjatësi më të madhe është ajo e Serbisë, me 186.5 centimetra, e shoqëruar nga Danimarka me 186.2 centimetra./Indeksonline/