75 Mall Live Search
22:50 / E Diele, 30 Qershor 2024 / G T

Spanja me superlojë kualifikohet në çerekfinale, e pret Gjermania

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore ndaj Gjeorgjisë me rezultatin e thellë 4:1.

Gjeorgjianët shënuan të parët me anë të Le Normand (autogol), shkruan Indeksonline

Në fundin e pjesës së parë, mesfushori Rodri barazoi shifrat me një gol tejet të bukur.

Pjesa e dytë i takoi spanjollëve ku shënuan tri herë tjera. Fillimisht Fabian Ruiz për 2:1 dhe më pas Nico Williams për 3:1.

Golin e fundit në këtë takim e shënoi Dani Olmo pas një asisti nga Oyarzabal.

Kujtojmë që me këtë fitore Spanja shkon në çerekfinale, ku po e pret Gjermania./Indeksonline/