Spanja merr fitore të zbehtë – barazon Franca [Video]
Një gol i sulmuesit të Celta Vigos Iago Aspas, 6 minuta përpara fundit i dha fitoren Spanjës që në Krasnodar të Rusisë, mposhti 1-0 Tunizinë që gjithashtu është pjesëmarrëse në Kupën e Botës, në ndeshjen e fundit miqësore përpara startit të Botërorit. Ritëm jo shumë i lartë i spanjollëve që ruajtën forcat për ndeshjen e tyre të parë në grupin B ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos të shtunën e ardhshme.
Barazuan pa gola ndërkohë Suedia e Peruja në sfidën e zhvilluar në Goteborg. Në Brondby nga ana tjetër Danimarka mposhti 2-0 Meksikën me golat e Poulsen dhe Eriksen në pjesën e dytë.
Pas fitoreve ndaj Republikës së Irlandës dhe Italisë, Franca e Didier Deschamps ngeci në miqësoren e fundit të zhvilluar në Lyon ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përfundoi në barazim 1-1 sfida me golat e Kylian Mbappe dhe Green.