Spanja merr për trajtim fëmijët ukrainas me kancer

Njëzet e pesë fëmijë ukrainas me kancer, të cilët ikën nga lufta në vendin e tyre, fluturuan të premten me një avion të forcave ajrore spanjolle nga Polonia në Madrid, ku do të marrin trajtim.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Spanjës.
Fëmijët, të shoqëruar nga anëtarët e familjes, u dërguan menjëherë në spitalet e Madridit për kontrolle, për të përcaktuar nëse do të qëndrojnë në spital apo mund të shkojnë në strehimin e siguruar për refugjatët ukrainas të luftës, tha Dr. Ana Fernandez-Teijeiro, presidente e grupit të onkologjisë pediatrike të Spanjës SEHOP.
Në fluturim kishte edhe 22 refugjatë ukrainas të luftës, duke përfshirë disa fëmijë, tha qeveria spanjolle, shkruan CNN.
SEHOP i Spanjës, një organizatë profesionale për onkologët pediatër, punoi me fondacione spanjolle dhe amerikane, për të dërguar 25 fëmijët ukrainas me kancer në Spanjë.
Bashkëpunime të ngjashme po i shtyjnë fëmijët ukrainas me kancer të marrin trajtim edhe në vende të tjera evropiane, nga një zonë hoteli pranë Varshavës, Poloni, shtoi Dr. Fernandez-Teijeiro.
Në anën tjetër, janë rreth 1,000 refugjatë ukrainas në Spanjë, të cilët kanë kërkuar ndihmë nga qeveria, dhe janë aktualisht në strehimore refugjatësh, të tilla si shtëpi, hotele apo qendra refugjatësh.
Sipas zyrës së shtypit, Spanja ka përgatitur 17,000 shtretër shtesë.