75 Mall Live Search
14:29 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / L A

Spanja mund të mos marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm, ja arsyeja

Kombëtarja e Spanjës mund të mos marrë pjesë në Botëror vitin e ardhshëm.

Kampioni i Evropës, ndonëse po prin në grupin e saj kualifikues mund të tërhiqet nga gara në rast që kualifikohet kombëtarja e Izraelit.

Këtë e njoftoi edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i cili tha se do ta bojkotë garën.

Spanja, po ashtu është një nga vendet që ka njohur Palestinën si shtet dhe ka kritikuar vazhdimisht Izraelin, për sulmet e vazhdueshme në Gaza.

Ata po ashtu janë rreshtuar me Slloveninë, Irlandën dhe Islandën, për të bojkotuar edhe Eurovizionin e vitit të ardhshëm nëse Izraeli vazhdon të marrë pjesë./IndeksOnline/