“Spanja ndryshon rregullat e futbollit për ndeshjen me Kosovën, shkaku i Serbisë”

Ministria e Punëve të Jashtme në Spanjë ka hartuar një protokoll të veçantë për ndeshjen ndaj Kosovës që do të zhvillohet në fund të këtij muaji.
Disa nga pikat kryesore janë këto:
- Kosova të mos cilësohet si vend sovran.
- Himni i Kosovës të konsiderohet si muzikë.
- Flamujt e dy shteteve të mos vendosen afër njëri tjetrit.
Mediumi serb ‘Informer’ raporton se Spanja po i ndërron rregullat e futbollit, për shkak të marrëdhenjeve me Serbinë, transmeton Indeksonline.
Në fakt, shteti i Spanjës nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të problemit të kahmotshëm me Kataloninë.
Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate kanë njoftuar opinionin se nuk do të pranojnë të luajnë ndeshjen me kushtet e lartëcekura.
/Indeksonline/