Spanja ‘njeh’ pasaportën e Kosovës, gazetarëve iu vihet vula në pasaportë

Ndonëse nuk e njeh Republikën e Kosovës, duket se Spanja ka filluar që dalë-ngadalë t’i njeh dokumentet e shtetit tonë.
Rasti më i ri është me dy gazetarët kosovarë, Arlind Sadiku dhe Blerim Uka.
Zyrtarisht Spanja nuk i njeh as dokumentet e Republikës së Kosovës, por sot ka bërë një përjashtim.
Në pasaportat e gazetarëve është vendosur vula e shtetit të Spanjës, tek aeroporti i Malagës.







Ndryshe, ekipit, delegacionit të FFK-së nga Kosova, vula u është vendosur në letër (vizën e lëshuar nga Madriti zyrtar).
Vlen të theksohet se zakonisht, kushdo që ka udhëtuar nga Kosova, vula spanolle është vendosur në letër. /Indeksonline/


