75 Mall Live Search
00:00 / E Shtunë, 06 Korrik 2024 / Gj. Sh

Spanja përballë Francës në gjysmëfinalen e parë të Euro 2024

Është mësuar gjysëmfinalja e parë e Kampionatit Evropian ”Euro 2024”.

Dy prej kombëtareve favorite, Spanja dhe Franca do të përballen mes vete, shkruan IndeksOnline.

Spanaja në çerekfinale e eliminoi Gjermaninë, pasi e mposhti në extra-time me rezultat 2-1.

Në anën tjetër, Franca kaloi në gjysmëfinale, pasi eliminoi Portugalinë pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt përfundoi me barazim 0-0, ndërsa në penallti të përzgjedhurit e Didier Deschamps fituan me rezultat 5-3.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ”Allianz Arena” në Munich, me datë 9 korrik, nga ora 21:00./IndeksOnline/